Prokuroria Themelore e Gjilanit ka reaguar pas dënimit me 7 vjet e 6 muaj të Shaban Gogajt nga ana e Gjykatës së Pejës për vrasjen e Agonis Tetajt.
Nëpërmjet një komunikate për media kjo prokurori ka njoftuar se do të ushtrojë ankesë për ri klasifikimin e veprës nga “vrasje nga pakujdesia në vrasje të rëndë.
“Pas interesimit te mediave dhe OJQ-ve që monitorojnë Sistemin e Drejtësisë në vendin tonë, ju informojmë për “ Rastin Gogaj “ se Prokuroria Themelore në Gjilan, pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore në Pejë, me të cilin ka shpallur fajtor të akuzuarin Sh. G, për shkak të veprës penale Vrasje nga pakujdesia e sanksionuar me nenin 175 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, është e pakënaqur me vendimin të cilin e ka marr Gjykata Themelore në Pejë dhe pas pranimit të aktgjykimit me shkrim, brenda afatit ligjor do të ushtroj ankesë për shkak të ricilësimit juridik nga vepra penale “Vrasje e rëndë” në veprën penale “ Vrasje nga pakujdesia” dhe ndaj vendimit mbi dënimin”, përfundon njoftimi./Botapress,info/