Shoqata e të Burgosurve Politike të Kosovës, ka reaguar lidhur me ekspozitën në Prishtinë, për Masakrat në Kosovë, për shkak të të dhënave të gabuara aty, duke u shprehur ‘’të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë’’, dhe, duke kërkuar përgjegjësi institucionale nga kuvendi.
Në komunikatë, po ashtu bëhet e ditur se kjo Shoqatë kërkon që ky rast të hetohet nga Prokuroria e Shtetit, departamenti për krime lufte dhe AKI’ja.
‘’ Në kohët tona kur “Lajmi i rremë” është bërë arma e përsosur e luftërave hibride, ky verpim i autorëve të ekspoozitës publike duhet të merr me seriozitet vëmendjen e organeve kopetente. Heshtja e Kuvendit të Kosovës, edhe pas gjithë këtij shqetësimi publik që ka shkaktuar ky veprim skandaloz e armiqësor, lë shumë për të kupuar apatinë ku kanë përfunduar institucionet tona.’’, thuhet në reagim.
Komunikata:
SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË E KOSOVËS
Prishtinë, 28 mars 2026
REAGIM PUBLIK
Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës sonë të lavdisme e të dhimbshme, nga shtrembërimi i asaj të vërtete, ku inkriminimi edhe i viktimave tona në “Masakrën e Dubravës” paska gjetur edhe njëherë deren e hapur nga institucionet tona të lëna në mëshirën e tenderomanisë (në rastin aktual Kuvendi i Kosovës), regojmë me gjithë forcën tone morale.
Kërkojmë përgjegjësi institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin e kësaj përmbajtjeje skandaloze, të cilën me plot gojën mund ta quajmë ndrëmarrje kriminale.
Kërkojmë nga organet ligjzbatuese: Prokurorisë së Shtetit, departamentit për krime lufte dhe AKI-së, të fillojnë procedurën hetimore për të nxjerrur para ligjit dhe për të skeduar autorët.
Veprimet e tilla, që i vëjnë në kurriz popullit tonë, përmes shtermbërimit të historisë financuar e miratuar nga vet institucionet tona, nuk janë gjë tjetër veç se ujë në mullirin e Serbisë.
Recidiviteti i autorëve, nuk mund e nuk duhet të shihet skandal i ardhur nga kinse pakujdesia apo ndonjë gabim teknik i rrjedhur.
Në kohët tona kur “Lajmi i rremë” është bërë arma e përsosur e luftërave hibride, ky verpim i autorëve të ekspoozitës publike duhet të merr me seriozitet vëmendjen e organeve kopetente.
Heshtja e Kuvendit të Kosovës, edhe pas gjithë këtij shqetësimi publik që ka shkaktuar ky veprim skandaloz e armiqësor, lë shumë për të kupuar apatinë ku kanë përfunduar institucionet tona.
Me shpresen se thirrjet tona nuk do të bien në vesh të shurdhër: kërkojmë edhe anulimin e menjëhereshën të ekspozitës në fjalë dhe heqjen fizike nga shesh.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në