Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka paralajmëruar protesta, duke reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për çmimet e derivateve.
Ai tha se ky vendim po i dëmton bizneset, ndonëse po respektohet nga naftëtarët.
“Po është vendim i gabuar dhe dëmton bizneset dhe disa nga pikat mund të bankrotojnë. Askund në botë nuk ka këso zhvillime dhe i detyrojnë bizneset që ta blejnë dizelin1.86 dhe të shitet 1.86 €”, tha ai në një prononcim për RTV21.
Naftëtarët kërkojnë që Qeveria ta rishqyrtojë urgjentisht vendimin, në të kundërtën, Berjani paralajmëron masa të tjera.
“Pas një takimi dhe presioni u kërkua që të ndryshohet ky vendim ose të protestohet”, është shprehur Berjani



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në