Armend Muja, deputet i VV-së, është pyetur nga gazeta Periskopi në lidhje me intervenimin e tij gjatë përleshjes në Kuvendin e Kosovës, ku Muja shihet teksa e mbronë kryeministrin Albin Kurti.
Muja ka thënë se ndërhyrja e tij për t’i ndarë pushtetin dhe opozitën, nuk është heroizëm, por protokol bazë që mësohet nga familja.
“Unë e pashë që ka tipizime të ndryshme. Ai është protokol bazë që ne e mësojmë edhe nga familja dhe shkolla në situatë të dilla filon me i nda njerëzit. Normalisht shokët e afërt duhet me i mbrotjë. Këtë e mësojmë nga familja, nuk është heroizëm.” – tha fillimisht Muja.
Gazetarja e Periskopit e ka pyetur Mujën edhe nëse Kurti e ka falënderuar atë për ndërhyrjen në Kuvend, por deputeti i VV-së e ka shmangur përgjigjen direkte.