Një grua i dërgoi një numri të gabuar lajmin se në familjen e tyre po lindte një fëmijë dhe ka mbetur e habitur nga veprimi i tyre.Prindërit e rinj, Mark dhe Lindsey Lashley sollën në jetë fëmijën e tyre Cason Knox të dielën dhe po prisnin disa familjarë për vizitë për të festuar.
Gjithsesi, ata nuk e prisnin që në spital të paraqiteshin disa të huaj me dhurata pasi gjyshja e djalit i kishte dërguar mesazh një numri të gabuar.Teresa i shkroi numrit, duke menduar se po ia çonte mesazhin të afërmve të saj, ndërsa i njoftonte se po lindte fëmija.
Lajm i mirë: Gjuha s’është e obligueshme: Kompania gjermane ka nevojë për 25 mijë punëtorë
Personi që kishte numrin i tha Teresa-s se i kishte shkruar numrit të gabuar.Por, pak më vonë, të gjithë mbetën të habitur kur panë në derën e dhomës së spitalit dy djem të rinj me dhurata në duar.21-vjeçari Dennis shkoi për vizitë bashkë me vëllain e tij Deorick duke i lënë ata pa fjalë. Më pas Teresa bëri një postim në mediat sociale ku i falënderonte të rinjtë për gjestin e mirë./Botapress.info/