Shkruhet historia në NBA: LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre

 

 

Rundi i dytë i draftit të NBA në Barclays Center në Brooklyn shkroi historinë, pasi Los Angles Lakers draftuan Bronny James (19-vjeçar), i cili duhet të luajë me babanë e tij, LeBron James (39-vjeçar).

Babë e bir do të luajnë së bashku në NBA për të njëjtin ekip dhe për herë të parë, duke përmbushur ëndrrën e kahershme të LeBron.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e njërit nga klubet më të mëdha në NBA, ku thuhet se LeBron ishte “shumë emocionues” në momentin kur djali i tij u zgjodh nga Lakers.

LeBron gjithashtu ka postuar në Instagram një foto me djalin e tij kur ishte fëmijë me përshkrimin “trashëgimi”.

ngjashme