Turqia dhe jo vetëm është ngritur e tronditur mëngjesin e sotëm pasi një tërmet i fuqishëm 7.8 Rihter ka goditur Turqinë juglindore duke shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.
Raportohet se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2023/02/111-1.jpg)
Tërmeti e ka pasur epiqendrën në qytetin Gaziantep, por është ndjerë në shumë zona përreth si edhe Siri ku ka shkaktuar edhe viktima.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2023/02/222.jpg)
Mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë përreth 45 sekonda duke sjell një dëm kolosal në njerëz, por edhe infrastrukturë.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 04:17 minuta të mëngjesit, ndërsa frika për rritje të numrit të viktimave në vijim ekziston./Botapress.info/