Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për procesin e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të shtetit, që nis sot. Ai ka thënë se procesi në fjalë është shumë i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj, shkruan Gazeta Botapress.
Kurti tha se Kosova ka nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional.
Sipas tij, i njëjti dhet të jetë i guximshëm, punëtor e energjik.
“Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i vendit nuk e ka përmendur më që prej ardhjes në pushtet prokurorin që kishte ikur në Amerikë, Elez Blakajn.Këtë të fundit, tani i pari i Qeverisë, dikur kryeopozitar, e shihte si personin ideal për pozitën e të parit në Prokurori.
Madje në lidhje me këtë kishte shpikur edhe disa rima: Shkon Lumezi, vjen Elezi. /Botapress.info/