85-vjeçar francez, Emile Zehnder, ka pranuar islamin pas pushimeve që bëri në Turqi.Po ashtu ai ndryshoi emrin nga Emile në Emin, shkruan Anadolu, transmeton Botapress.info
Zehnder erdhi me qëllim për të bërë pushime në qytetin Elazig dhe duke u ndikuar nga shokët, ai filloi të hulumtojë rreth fesë islame.
Më pas Zehnder vendosi të bëhet musliman dhe aplikoi në myftininë e qytetit.
Zehnder në ceremoninë e konvertimit në prani të dëshmitarëve shqiptoi shehadetin dhe si musliman mori emrin “Emin” si dhe pranoi certifikatën e konvertimit./Botapress.info