Dronët janë bërë një nga armët më të efektshme të ukrainasve në luftën kundër rusëve.
Deri më tani qindra mijëra mjete të blinduara, tanke e armë tjera të rusëve, kanë arritur ushtarët e Volodymyr Zelenskyt t’i shkatërrojnë, transmeton Telegrafi.
E me disa modifikime i kanë shndërruar në dronë kamikazë, që në mënyrë direkte po nguliten në tanket dhe mjetet e tjera të blinduara.
Një video e publikuar nga ukrainasit, shfaq momentet kur tanket ruse hidhen në erë nga dronët kamikazë, që me raste arrijnë të futen edhe brenda kabinës së shoferit të tankut.
E në disa momente shihen edhe ushtarët rusë nëpër istikame, duke e pësuar me jetë nga këta dronë kamikazë. /Telegrafi/