Në mbledhjen e së mërkurës Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës ka shkarkuar drejtorin e Përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqin.
Klani merr vesh se në vend të Krasniqit është emëruar ushtruese e detyrës, gjinekologja e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Pranvera Zejnullahu-Rraci.
Pos këtyre, nuk dihet se a ka qenë arsye shtesë edhe rasti i vërshimeve në Kliniken e Onkologjisë, ngase ministri i shëndetësisë Rifat Latifi pati deklaruar për Klan Kosovën, se lidhur me këtë nga drejtoria e SHSKUK-së ishte njoftuar gjashtë ditë me vonë.