Është shkarkuar rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti. Ndërsa, si ushtruese detyre është emëruar Luljeta Plakolli Kasumi.
Pro shkarkimit të Sahitit nga pozita e rektorit ishin tetë anëtarë të Këshillit Drejtues, ndërsa një abstenoi. Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur mbledhje sot por pjesëmarrja e mediave në këtë ngjarje nuk është duke u lejuar.
Zhduket një 30-vjeçare, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj
Mbledhja ka tri pika të rendit të ditës/Pika kryesore e rendit të ditës ishte vlerësimi i performancës së rektorit të UP-së, Naser Sahiti, i cili ka refuzuar të marrë pjesë në këtë mbledhje. /Botapress.info/