Shkarkohet nga detyra drejtori rajonal i AKU Korçë Adham Papadhami. Sipas burimeve bëhet me dije se letra e shkarkimit i është dërguar javën e kaluar, pa arsyetim.
Drejtori i ri i komanduar i AKU Korçë do të jetë Kujtim Agolli.
Ende nuk ka një informacion zyrtar se përse është marrë ky vendim, ndërkohë që ky institucion është vlerësuar ndër më aktivët vitin e kaluar nga drejtues të AKU-së./Botapress.info./