PDK’ja dhe LDK’ja kanë reaguar për shkarkimin e Dakës, duke e quajtuar vendim politik dhe skandaloz.
Deputetët Blera Deliu Kodra e PDK’së dhe Driton Selmanaj nga LDK’ja kanë thënë se shkarkimi i saj është politik si dhe dënon rëndë demokracinë si dhe institucionet e pavarura në vend.
Deliu-Kodra theksoi se presidentja është duke shkelur Kushtetutën e Kosovës pasi është duke zbatuar urdhrin politikë të kryeministrit, Albin Kurti.
Edhe Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se një vendim i tillë paraqet një precedent të rrezikshëm dhe është skandaloz.
Sipas tij, ky vendim është kapje e institucioneve të pavarura të vendit.
“Sipas vlerësimit tonë një vendim i tillë paraqet një precedent të rrezikshëm dhe është skandaloz. Veprimi i tillë nuk mund të kuptohet ndryshe pos përpjeke për kapje të institucione të pavarura”, tha ai./Botapress/