Ngërçi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës po vazhdon edhe më tej. Sot është shënuar tentativa e 34-t me radhë për konstituimin e legjislaturës së re, por sërish pa sukses.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka mbyllur mbledhjen me një “gabim” që nuk kaloi pa u vërejtur, duke caktuar datën e radhës për një vit të kaluar moti.
Në fund të seancës, Dehari deklaroi: “51 deputetë kanë votuar për, kundër ka qenë një, abstenim s’kemi. S’ka kuorum. Shihemi më 21 të gjashtit 2005 në orën 10:30”.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, duke e zgjatur krizën institucionale përtej çdo pritjeje.
Mbledhja e radhës pritet të mbahet më 21 qershor, nëse këtë herë gjithçka shkon sipas kalendarit të duhur.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në