Masa më të ngrohta ajrore që depërtojnë mbi rajon, rrisin temperaturat gjatë natës deri në 1C e 2C, ndërkohë që në vend paraqiten të reshura shiu, shiu të akullt, ndërsa pjesëve kodrinoro-malore edhe bore. Kjo përzierje e reshjeve pritet të vazhdojë përgjatë ditës së shtunë, meqenëse temperaturat nuk pësojnë ndonjë ndryshim. Luhaten ndërmjet 1C e 3C. Më vonë pasdite dhe përgjatë mbrëmjes reshjet e borës pritet të përfshinë gjithë vendin, me depërtimin e masave më të ftohta ajrore nga veriu, që edhe ndryshojnë kahjen e erës në veriore, me hove deri në 10m/s.
Ditën e diel reshjet e borës vazhdojnë lokalisht kohë pas kohe, e më vonë pjesëve perëndimore të vendit vransirat shpërndahen. Temperaturat mbesin në vlera negative ndërmjet -5C e -2C. Të hënën acar, me minimale që zbresin deri në -11C, ndërsa maksimalet arrinë vetëm në -4C e -2C. Pjesëve perëndimore do të ketë më shpesh intervale me diell, derisa pjesëve lindore vransira e mundësi për reshje të dobëta bore kohëpaskohe. Të martën dominojnë vransirat, ndërkohë që maksimalet shënojnë një rritje të lehtë në 0C e 2C. Të hënën frynë erë e lehtë dhe mesatare veriperëndimore 3-8m/s, ndërsa nga dita e martë ndryshojnë drejtimin në krahun jugor, e frynë të lehta 1-4m/s./MendimipërMotin/



Të tjera
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike
Aktuale
Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë
Ministri në detyrë i Financave, Punës
Aktuale
Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve
Gjykata Speciale doli me njoftim lidhur