Kryeministri Edi Rama u ka sugjeruar mësuesve që të shfaqin në shkolla serialin “Adoleshenca”, për të ndihmuar në kuptimin e sfidave me të cilat përballen të rinjtë sot.
“Do t’ju sugjeroja që të shikon një film që ka dalë së fundmi që quhet ‘Adoleshenca’, ta ndanit me të tjerë dhe të bënim shfaqje filmi me nxënësit. Është një film që ka tronditur botën dhe flet për sfidat dhe sa larg jemi ne dhe sa pak kuptojmë ne kur na duket se kuptojmë shumë nga fëmijët tanë,” u shpreh Rama.
“Më vjen mirë që sot TikTok është mbyllur dhe që fëmijëve, nxënësve iu kemi siguruar një mbrojtje nga një influencë shumë negative që i qëndronte mbi kokë 24/24. Përpjekja për të instaluar TikTok duke përdorur VPN është shumë e rrezikshme, sepse ato praktikisht e bëjnë telefonin të grabitshëm me të gjitha të dhënat që ka brenda,” tha ai.
Ai u shpreh optimist se përfaqësues të TikTok do të vijnë së shpejti në Shqipëri për të diskutuar këtë çështje.



Të tjera
Aktuale
Trump – Iranit: Hapeni atë dreq Ngushtice, kopilë, ose do të jetoni në Ferr
Presidenti amerikan, Donald Trump ka përdorur
Aktuale
A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?
Gati tri vjet pasi e fitoi
Aktuale
Analisti sigurisë kombëtare: Shpëtimi i ekuipazhit të F-15 parandaloi që piloti të bëhej “mjet pazari” i Iranit
Operacioni i shpëtimit të anëtarit