Sipas policisë, babai dhe vajza kanë shkuar në banesën e dhëndrit në Arapaj me qëllim prishjen e martesës por u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin duke ushtruar dhunë. Në sherr u përfshi edhe një 59 vjeçare. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke shmangur përdorimin e armëve.
Pas një kontrolli në banesën e 33 vjeçarit, policia gjeti një armë zjarri kallashnikov dhe 30 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Dhëndri u arrestua për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”.
Babai i vajzës u arrestua për veprën “Dhuna në familje” ndërsa 59 vjeçarja për veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna ne familje”. Nusja 20 vjeçare u procedua në gjendje të lirë për dhunë në familje./Botapress.info/