Binari hekurudhor në rrugën Klinë-Prishtinë është dëmtuar nga një shembje e gurëve.
Ndërmarrja “Trainkos” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje e gurëve në Km 51/200 dhe si pasojë e kësaj është dëmtuar binari hekurudhor dhe treni i ditës së sotme nuk ka pasur mundësi të qarkullojë si pasojë e këtij incidenti.
“Trainkos” ka bërë të ditur se treni i ditës së sotme në relacionin Klinë – Prishtinë nuk do të mund të qarkullojë dhe i njëjti në relacionin Klinë – Pejë do të qarkullojë sipas Orarit te Lëvizjes së trenave
“Treni Pejë – Prishtinë -Pejë nuk do të qarkullojë deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në