Ngjarjet në fushat në Katar gjatë Kupës së Botës po bëhen gjithnjë e më interesante, e as tribunat nuk janë të mërzitshme.
Një moment i tillë është kapur nga një tifoze braziliane gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes kombëtares së saj dhe Zvicrës.
Gjegjësisht, ajo ishte duke filmuar publikun dhe në një moment ish-emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, pasuria e të cilit llogaritet në më shumë se dy miliardë dollarë, e përshëndet dhe ia bën me dorë, por bashkëshortja e tij qëndron me krenari vetëm pak metra larg tij, Moza bint Nasser.
Kur e kuptoi se çfarë po ndodhte, ajo e pa të shoqin për disa çaste me një shprehje serioze në fytyrë .