Shefi i Stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi i është përgjigjur kryediplomatit evropian, Josep Borell pasi ky i fundit kritikoi qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme dhe pakoordinuara të aksionit të sotëm të policisë kundër kontrabandës.
Dalipi ka replikuar në ‘tweet-in’ e Borell duke shkruar se policia sot ka zhvilluar aksion kundër krimit dhe kontrabandës në katër komuna të Kosovës përfshirë edhe Mitrovicën e Veriut.
“Aksioni i sotëm i policisë së Kosovës ka qenë e drejtuar kundër krimit dhe kontrabandës në katër komuna të Kosovës, njëra nga të cilat ka ngjarë të jetë pjesa veriore e Kosovës(ku disa kriminelë kanë nxitur dhunën”, ka shkruar ai.
Tutje, Dalipi poashtu ka thënë se asnjë zyrtar i lartë i BE-së nuk duhet të provojë ta bëjë aksionin e policisë si problem etnik ose politik.
“Askush, dhe posaqërisht as një zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të provojë ta bëjë këtë si problem politik ose etnik, si dhe koordinimi i dyanshëm nuk është relevant në këtë rast, sepse për ta ndalur krimin dhe tregtinë e paligjshme është një kompetencë tipike për një shtet sovran”, ka shkruar ai.
The violent incidents in the north of Kosovo need to stop immediately.
Unilateral and uncoordinated actions that endanger stability are unacceptable.All open issues must be addressed through the EU-facilitated Dialogue. We are in contact with Belgrade and Pristina.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 13, 2021