Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka bërë një postim në lidhje me bisedimet e sotme në Ohër të Maqedonisë së Veriut mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.
Stoltenberg i ka quajtur “të rëndësishme” bisedimet e Ohrit derisa ka thënë që pret se Kurti dhe Vuçiqi do të “angazhohen konstruktivisht dhe do të bëjnë progres”.
Lexo edhe:
Kurti: Jam optimist, i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Kosovën
“Ky është çelësi për stabilitet afatgjatë dhe për të ardhmen evropiane dhe euro-atlantike të rajonit.” – shkroi tutje ai.
Por, në mënyrë të çuditshme e përfundon postimin duke i thënë këto fjalë
“KFOR-i vazhdon të punojë për një Kosovë paqësore e stabile,”