Vaxhid Rexhepaj, shef i kabinetit të kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, po i tejkalon kompetencat e tij. Rexhepaj u ka dërguar një e-mail punëtorëve të komunës së Kamenicës, ku u ka kërkuar të mos vonohen dhe ta respektojnë orarin e punës.
Shokuese: Suedezja 22-vjeçare ngacmohet seksualisht nga një burrë në tualetin e ‘Gizzi Grill’…
“Të nderuar, është vërejtja e fundit që po iu dërgohet në lidhje me respektimin e orarit të punës. Në të kundërtën do të merren masa ndaj secilit që nga dita e sotme të cilët nuk e respektojnë orarin e punës. Ju lutem mbani përgjegjësi ndaj vendit në të cilin punoni.”, thuhet në e-mailin e shefit të kabinetit të kryetarit të Kamenicës.
Ndonëse kjo vërejtje është me vend, megjithatë nuk është puna e shefit të kabinetit që të merret me zyrtarët e administratës, por e shefit të personelit.
Në udhëzimin administrativ për caktimin e stafit mbështetës në komuna thuhet se zyrtarët e emëruar në zyrën e kryetarit, nënkryetarit dhe kryesuesit, nuk ushtrojnë asnjë autoritet mbi shërbyesit civil apo zyrtarët e tjerë në administratën e komunës.
Kjo thuhet në nenin 10, pikën e dytë të këtij udhëzimi administrativ./Botapress.info/