Drejtori ekzekutiv i Bolognës, Claudio Fenucci, dha një përgjigje brutale kur u pyet për transferimin e mbrojtësit Riccardo Calafiori tek Arsenali.
22-vjeçari ishte lidhur me një transferim tek ‘Topçinjtë’ që prej hapjes së afatit kalimtar veror muajin e kaluar.
Këto thashetheme u rritën edhe më shumë si rezultat i paraqitjeve të jashtëzakonshme të Calafiorit në Euro 2024 me Italinë, përkundër faktit që të besuarit e Luciano Spallettit u eliminuan në fazën e 1/8 së finales.
The Times kishte raportuar se Arsenali ishte përgatitur që të ofronte 37 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin italian.
Është pretenduar që Bologna dëshiron 46 milionë euro për ta shitur Calafiorin, ndërsa Jakub Kiwior është përmendur si opsion potencial për t’u përfshirë në marrëveshje.
Sidoqoftë, raportimet sugjerojnë se reprezentuesi polak dëshiron transferimin tek një klub i madh në Serie A mes interesimit nga Milani, Napoli dhe Interi.
Por kur u pyet për interesimin e ekipeve tjerë për Calafiroin, shefi i Bolognës, Fenucci, tha se nuk ishte në disponim për një përgjigje të tillë.
“Nuk ka lajme. Interesimi nga Juventusi? Nuk kam dëgjuar për këtë, faleminderit”, ishte përgjigja e Fenuccit.
Një tjetër problem kompleks në këtë transferim është ekzistenca e një tarife shitjeje, pasi Bologna pagoi 3.4 milionë për transferimin e Calafiorit nga Baseli verën e kaluar, por marrëveshja përmbante 40 për qind të një tarife shitjeje, diçka që po ka ndikim në çmimin që po kërkon Bologna për shitjen e tij.
Të tjera
Showbiz
Olta Gixhari e papërmbajtshme, shfaqet provokuese më këtë veshje
Olta Gixhari është një nga aktoret
Aktuale
Dyfytyrësia e përsosur: Atë çka e shante te populli për Thaçin, sot e mçon Kurtin vet
Nga apostull i moralit politik, në
Aktuale
KFOR vendos 114 tabela përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
KFOR ka njoftuar se ka