E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, u takua sërish me kryeprokurorin e Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani, për të vlerësuar arritjet e këtij institucioni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.
Gjatë takimit, ata diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe institucioneve të tjera, si policia, gjykatat, prokuroritë, zyrat e vettingut, inspektoriatet dhe këshillat, për të siguruar që çdo institucion të kontribuojë me pavarësi, përkushtim dhe integritet.
Këto takime të shpeshta shihen si një mbështetje e fuqishme që po jepet nga SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri dhe vecanërishtë organeve të reja të drejtësisë si SPAK.
Postimi i Ambasadës Amerikane në X:
“E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sërish me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut, Altin Dumani dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen e suksesshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Znj. VanHorn dhe z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe NBI nuk mund ta bëjnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten në institucione si policia, gjykatat, prokuroritë, zyrat e vettingut, inspektoriatet dhe këshillat për të bërë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. . Kjo është thelbësore për mbrojtjen e arritjeve që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një pjesë kyçe e procesit të anëtarësimit në BE.”



Të tjera
Aktuale
Osmani reagon pas sulmit në Uashington: SHBA mbetet mbrojtësi i lirisë dhe demokracisë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,
Lajme
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Komandanti i Forcës së Sigurisë
Bota Lajme
I dyshuari për sulmin në darkën ku ishte Trump, është mësues privat dhe programues
Cole Thomas Allen është i