Zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së Daleep Singh u bëri thirrje prodhuesve të naftës që të rrisin furnizimin ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të sanksionojnë Rusinë për pushtimin e Ukrainës, duke thënë se ka ardhur koha për të përdorur rezervat, shkruan CNN
‘Tmerri’ i tankeve, Anglia rrit furnizimin me ‘bishat’ e luftës në Ukrainë
“Ne kërkojmë të rrisin furnizimin me naftë në të gjithë botën dhe sigurisht këtë gjë e kemi kërkuar edhe nga prodhuesit si Arabia Saudite, e cila prodhon rreth 3 deri në 4 milionë fuçi në ditë rezerva.
Ka 1.5 miliardë nga këto rezerva në mbarë botën, ka ardhur koha ti përdorim,” përfundoi Singh.
“Ne duam më shumë furnizim në botë, më shumë furnizim me naftë. E duam nga prodhuesit që kanë kapacitet të lirë. Ato janë rreth 3 deri në 4 milionë fuçi në ditë kapacitet rezervë. Saudite ka një pjesë të atij kapaciteti rezervë, “tha Singh gjatë një paraqitjeje në “New Day” të CNN., përcjell Demokracia.com.
“Ne kemi kapacitet prodhues në shtëpi. E dini, prodhuesit privatë kanë qiratë, lejet, sinjalin e çmimit për të rritur prodhimin e tyre. Dhe për ato vende që kanë rezerva strategjike të naftës, ka 1.5 miliardë nga këto rezerva në mbarë botën, kjo është koha për t’i përdorur ato”, shtoi ai./Botapress.info/