Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë me Osmanin vlerësimet e sigurisë që kanë të bëjnë me rrezikimin e jetës së ushtarëve amerikanë.
Kupina tha se ShBA-të nuk i kanë shprehur në asnjë takim Osmanit qëndrim kundër hapjes së Urës së Ibrit, por sipas tij, vetëm kanë kërkuar bashkëpunim në përcaktimin e momentit më të përshtatshëm për ta bërë këtë.
“Sa i përket pyetjes suaj se a ka marrë Presidenca e Kosovës ndonjë paralajmërim zyrtar nga NATO-ja ose pjesa tjetër e faktorit ndërkombëtar, konfirmojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë me Presidenten, vlerësimet e sigurisë që kanë të bëjnë me rrezikimin e jetës së ushtarëve amerikanë, të cilët çdoherë kanë dalë në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe jetës së qytetarëve tanë”,
“SHBA-ja asnjëherë, në takimet që kemi pasur, nuk i kanë shprehur Presidentes qëndrim kundër hapjes së urës, por thjesht kanë kërkuar bashkëpunim në përcaktimin e momentit më të përshtatshëm nga aspekti i sigurisë dhe ndërtim të një plani të përbashkët për zbatimin e hapjes së urës, që është në interes të të gjithë qytetarëve tanë”, tha Kupina.
Paralajmërimet për rrezikimin e jetës së ushtarëve amerikanë i ka dhënë ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se hapja e Urës së Ibrit mund ta rrit këtë kërcënim.
“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, ka thënë Hovenier në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is