SHBA-ka ka hequr sanksionet mbi 140 milionë fuçi naftë iraniane, ndërsa administrata Trump kërkoi të ulte çmimet e gazit.
Ambasadori Mike Waltz, duke folur për CNN, e mbrojti këtë veprim, duke e përshkruar atë si “shumë të përkohshëm”.
Presidenti Donald Trump tha të premten se po shqyrtonte “pakësimin” e operacioneve ushtarake kundër Iranit, pas këtij lehtësimi të përkohshëm të sanksioneve mbi dërgesat iraniane të naftës për të ndaluar një krizë globale të furnizimit.
Trump tha në platformën e tij Truth Social se SHBA-të po “i afrohen shumë përmbushjes së objektivave tona, ndërsa ne shqyrtojmë pakësimin e përpjekjeve tona të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme”.
Postimi i tij ishte treguesi më i fortë deri më tani se ai mund të jetë i përgatitur të përfundojë së shpejti armiqësitë që filluan më 28 shkurt.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në X menjëherë pas mesazhit të Trump: “Presidenti dhe Pentagoni parashikuan se do të duheshin afërsisht 4-6 javë për të arritur këtë mision”.
Mes shqetësimit në rritje për çmimet e naftës dhe mungesat globale të furnizimit, Thesari i SHBA-së tha se po hiqte përkohësisht sanksionet mbi naftën iraniane që ishte ngarkuar tashmë në anije. Autorizimi lejoi dorëzimin dhe shitjen e naftës bruto iraniane dhe produkteve të tjera të naftës të ngarkuara në anije para 20 marsit dhe do të zgjaste deri më 19 prill, tha ai



Të tjera
Lajme
Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka
Aktuale
Kriza me naftën, OEK thirrje Qeverisë për përgatitjen urgjente të një pakete mbështetëse
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës,
Aktuale
Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027
Çmimet e naftës ranë të premten,