Përderisa Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, pritet të vizitojë Taivanin të martën në kohën e paralajmërimeve nga Kina, katër luftanije, përfshirë një aeroplanmbajtëse, janë poziconuar në ujërat lindor të ishullit në kuadër të zhvendosjeve rutinë, shkruan Reuters, përcjell Botapress.info
Aeroplanmbajtësja Ronald Reagan kaloi nëpër Detin Jugor të Kinës dhe tashmë ndodhet në Detin e Filipinëve, në lindje të Tajvanit dhe Filipinëve dhe në jug të Japonisë, konfirmoi një zyrtar i forcave amerikane për Reuters.
Aeroplanmbajtësja me bazë në Japoni është duke operuar e përcjellur nga USSR Antietam dhe USSR Higgins. “Përderisa ato janë të gatshme t’i përgjigjen çdo eventualiteti, këto janë zhvendosje rutinore dhe të zakonshme”, tha zyrtari që foli në kushte të anonimitetit. Zyrtari tha se ishe e pamundur të komentonte në lidhje me lokacionet e sakta.
Zyrtari i forcave detare tha se në zonë ndodhet edhe luftanija “USS Tripoli” si pjesë e një pozicionimi në rajon, që nisi në fillim të majit nga baza e saj në San Diego.
Pelosi, kritikuese e vjetër e Kinës, pritet që të arrijë në Taipei më vonë të martën, sipas disa burimeve.
Konfirmimi i dërgimit të këtyre luftanijeve u bë kur u shfaqën shenjat e aktivitetit ushtarak në të dyja anët e Ngushticës së Tajvanit para vizitës së Pelosit./Botapress.info/