Përfaqësuesja e Zvicrës dhe ajo e Kosovës do të përballen sot për të parën herë kundër njëra tjetrës. Kur ka mbetur edhe më shumë se një orë deri te fillimi i ndeshjes, tashmë është bërë i ditur formacioni zyrtar i të dyja ekipeve.
Tek Zvicra pritet të startojnë futbollistët me origjinë shqiptare si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, ndërsa futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare Andi Zeqiri është lënë në stol.
Zvicra do të paraqitet me formacionin 4-2-3-1.
Ky takim do të zhvillohet në kuadër të ndeshjeve miqësore gjatë muajit mars dhe do të fillojë nga ora 18:00./Botapress.info/