Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka alarmuar se çmimi i energjisë elektrike për qytetarët mund të rritet sërish.Shala tha se çmimi në tregun e energjisë elektrike po rritet dhe theksoi se “KEK-u aktualish është para kolapsit”.
Shala i propozoi Qeverisë, ndër tjerash, që ta largojë TVSH-në nga faturat e energjisë elektrike, raporton Gazeta Express.
Ai propozoi po ashtu krijimin e një fondi për subvencionim të konsumatorëve.
“PDK-ja është thellësisht e brengosur dhe shpreh shqetësimin e saj që në këtë mungesë të reagimit të Qeverisë, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të përballen me një rritje tjetër të çmimeve, e cila do të jetë e papërballueshme”, tha ai.
Shala tha se “Qeveria duhet të marr masat e shpejta dhe të duhura për ta menaxhuar situatën në muajt e ardhshëm”./Botapress.info/