Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja kanë zhvilluar debat të ashpër në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për arrestimin e Kryeshefit të KEK-ut.
Në këtë seancë, deputeti Armend Muja ka thënë se Shala ka familjar të punësuar në institucione që kanë të bëjnë me energjinë.
“Marre duhet me iu ardhë”, “Po gënjeni”/ Krasniqi e Rizvanolli debatojnë për çmimin e rrymës
“Një nga deputetët më ka bërë shumë përshtypje në lidhje me lidhjet e shkurta, kur i kemi marrë në Komision Hetimor kush ka qenë operator kryesor në KEK na doli “Gjeominerali”, “Gjeominerali” është e Idriz Thaçit dhe Enver Berishës, dhe poashtu TrasinGrupi, miku i dytë i deputetit Ferat Shala, këto të dhëna në KRPP i marrim nga djali i Ferat Shalës që punon në KRPP, të dhënat mbi bilancin e energjisë i marrim nga vajza e Ferat Shalës që punon në KOSTT dhe sa i përket minierave në KPMM i marrim nga dhëndri i Ferat Shalës që është drejtor në KPMM.”, tha Muja.
Në anën tjetër, me të marrë fjalën për replikë, Shala i ka thënë Armend Mujës se replikën do ta bëjë me kolegun e tij nga Grupi Parlamentar, Bekim Haxhiu pasi ky i fundit sipas tij e ka nxerrur nga burgu Armend Mujën.
Ai i ka thënë se Haxhiu madje i ka dërguar edhe picë Mujës.
“Më këtë nuk replikoj sepse kam nevojë me repliku me Bekim Haxhiun që kur është arrestuar për korrupsion, ja ka çu një picë edhe e ka nxerrë prej burgut. Nuk komunikoj me ty. Bekimi ka faj që ta ka pru picën dhe të ka nxerrë prej burgut për korrupsion dhe me Bekimin kam punë.”, tha Shala. /Botapress.info/