Pika e parë e rendit të ditës për seancën e parë për sot është shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Lidhur me këtë, deputeti i PDK’së, Ferat Shala, ka thënë se ky bord ishte zgjedhur në mënyrë të paligjshme dhe me ndërhyrje politike.
Rrahje në Prishtinë, disa persona i qërojnë hesapet fizikisht në mes të rrugës
Sipas tij, edhe sot po tentohet të shkarkohet jashtëligjshëm.
Shala, ka thënë se askush nga institucionet nuk i ka vizituar minatorët e Trepçës që qe tri ditë janë në grevë.
“Ku është Qeveria sot kur minatorët janë në grevë. Asnjë nga institucionet e shtetit nuk i ka vizituar, askush nuk është marrë me ta, asnjë komunikatë zyrtare asnjë raport human sepse janë nën tokë. Pse Qeveria frikësohet të komunikojë me minatorët, kujt po i frikësohet apo është e vetëdijshme se i ka mashtruar keq dhe thellë? I ka mashtruar Qeveria sepse iu ka premtuar investime, zhvillim, rivitalizim, investime në teknologji dhe siguri në punë. Por, asnjë nga këto nuk i përmbajti”, tha ai./Botapress.info/