Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka shpallur konkurs për mjeket të përgjegjshëm.
Ministria e Shëndetësisë ka konsideruar se nuk ka mjek të mjaftueshëm nëpër QKMF-të e komunave për ballafaqim me COVID-19. Andaj, edhe konkursi është shpallur që mjetet të dërgohen në 31 komuna të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Mjekët do të kenë një kontratë prej gjashtë muajve, dhe paga e tyre do të jetë 610 euro në muaj, për 40 orë në javë.
“Bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 Për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Rregulloren (SHËNDETËSI) Nr.05.2020 Për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19, kërkesën e Divizionit për Kujdesin Parësor Shëndetësor si dhe kërkesën e Komitetit për Imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID19, Ministria e Shëndetësisë, shpall konkurs për 197 mjekë”.
Titulli i vendit të punës: Mjek i Përgjithshëm (197 pozita) në QKMF, në komunat si në vijim:
Deçan…………. 4 vende
Gjakovë………. 10 vende
Gllogoc……….. 6 vende
Gjilan………….. 10 vende
Dragash………. 4 vende
Istog…………….5 vende
Kaçanik………. 4 vende
Klinë…………… 8 vende
Fushë Kosovë. 9 vende
Kamenicë……. 4 vende
Mitrovicë…….. 6 vende
Lipjan………….6 vende
Novobërdë…… 3 vende
Obiliq…………. 4 vende
Rahovec………. 5 vende
Pejë…………….. 9 vende
Podujevë……… 8 vende
Prishtinë……… 20 vende
Prizren…………15 vende
Skenderaj…….. 8 vende
Shtime………….4 vende
Shtërpcë………. 1 vend
Suharekë……… 5 vende
Ferizaj………….10 vende
Viti-Kllokot…. 5 vende
Vushtrri………. 6 vende
Malishevë……. 8 vende
Junik…………… 3 vende
Mamushë…….. 3 vende
Hani i Elezit… 3 vende
Graçanicë……. 1 vend
Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit është nga 26.11.2021 deri 01.12.2021.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit në diagnostifikim dhe këshillim në luftën kundër pandemisë (Virusit COVID 19) në zbatim të Manualin e Qeverisë;
Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi;
Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës ne përputhje me simptomatologjinë;
Referon pacientin tek specialisti i mjekësisë familjare dhe për kujdes spitalor;
Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e detyrave të punës, si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën;
Të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejt për shëndetin e qytetarëve pa dallim;
Ruajtja e konfidencialitetit dhe ofrimi i kushteve për trajtim konfidencial;
Të jetë përgjegjës për aplikimin e standardeve optimale shëndetësore;
Të jetë mbrojtës, mbikëqyrës dhe reprezentues i denjë;
Të përgjigjet me profesionalizëm dhe përgjegjësi kërkesave dhe sfidave që paraqitën si dhe të jetë praktik në punë, po ashtu të marrë përgjegjësin për ofrimin e shërbimeve shëndetësore;
Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit, dhe asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat;
Të ketë nën mbikëqyrje ne aspektin profesional dhe menaxherial stafin teknik dhe mbështetës.
Për punën dhe aktivitetet mujore duhet të përgatit raportet e punës për mbikëqyrësin.