Anëtarit serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, i kanë penguar analizat e profesorit amerikan të John Hopkins, Daniel Serwer, në lidhje me situatën në Ballkan, si dhe marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Dodik e quajti Serwerin lobist kundër serbëve. Por, kësaj i është kundërpërgjigjur Serwer, i cili tha se nuk do të mund ta blejnë atë me para të lobit serb.
“Është e vërtetë që paratë e lobit serb kanë blerë shumë të tjera në Uashington. Por ato nuk do të më blejnë mua”, u shpreh ai.
Para disa ditëshk, Serwer e ka kritikuar pushtetin në Serbi se po shkon drejt autokracisë dhe se presidenti serb Vuçiq më shumë është orientuar drejt Rusisë e Kinës.