Një tërmet me intensitet 2.6 është regjistruar sot në orën 09:09 minuta, me epiqendër në rajonin e Shkupit, gjegjësisht afër fshatit Studeniçan, me një thellësi prej 10 km.
Sipas të dhënave me të cilat disponon Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Shkup, tërmeti është ndier nga banorët e Shkupit dhe në rrethinë.
Greqia ditëve të fundit ka qenë epiqendra e dhjetra tërmeteve që janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri e Kosovë.