Sërish ditën e sotme ka pasur alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se rreth orës 15:00, policia ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
“Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.
LEXO EDHE: Aktakuzë ndaj 20 personave, dyshohet se…
Kjo është hera e katërt që përmes një telefonate anonime është duke u bërë një lajmërim i tillë./Botapress.info/