Valon Mehmetaj që është vëllai i Nezir Mehmetajt, të cilin organet gjyqësore në Serbi e dënuan me 6 vjet burgim për krime lufte, ka thënë për RTKlive se për dënimin e tij u njoftuan nga avokatët dhe Zyra Ndërlidhëse e Kosovës atje.
“Siç e keni kuptuar nga burime të ndryshme vëllai im po mbahet në burg të Serbisë prej 3 janarit të vitit 2020 dhe pas shumë e shumë seancave gjyqësore sot datë 6 dhjetor është dhënë dënimi nga organet e drejtësisë në Serbi dhe si rezultat Nezir Mehmetaj dënohet me 6 vite burg.
Ne këtë lajm e kemi pranuar menjëherë pas përfundimit të seancës nga avokatët dhe nga zyrtari i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës dhe ky lajm për familjen është jo i mirëpritur pasi që për afro 5 vite rresht nuk ka pasur as edhe një fakt të vetëm që e ndërlidhë vëllanë me akuzën e bërë ndaj tij.
Është indikative që ky gjykim ka qenë i tejzgjatur, ka filluar në mars të vitit 2021 dhe ka përfunduar më 6 dhjetor 2024, pra më shumë se tri vite e gjysmë, por shpresojmë se drejtësia në shtetin e Serbisë do e sheh të arsyeshme ta lirojë për një afat sa më të shkurtër Nezirin duke llogaritur kohën e mbajtjes dhe procedurat tjera të vazhdojnë më tutje”, tha Valon Mehmetaj.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is