Në fillim të marsit gazeta amerikane POLITICO raportoi se Rusia po përdor agjent serb për të depërtuar në institucionet e Bashkimit Evropian për të përkrahur pushtimin e Ukrainës.
Novica Antiq, president i Unionit Ushtarak Serb, raportohej se punon për agjencinë ruse të sigurisë e njohur si “FSB”, dhe se deri në tetor të 2023-s, ka zhvilluar takime me zyrtarë evropianë në Bruksel, ndër ta edhe me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Raportime për ngjarje të tilla për nuk janë risi për njohësi e fushës së sigurisë.
“Diplomatët janë gjahu më i mirë i kësaj pune, diplomatët, komrometimi ose rektrutimi i diplomatëve është me një fjalë objektiv i shërbimeve intelegjente, sidomos atyre që kanë traditë shkollën ruse, shkollën e KGB-së,” tha Fadil Kajtazi, njohës i fushës së sigurisë
Kajtazi thotë se veprimtari spinuazhi ushtrohen edhe në të Qendrën Humanitare në Nish që pretendohet të jetë humanitare. Sipas tij kjo qendër ka gisht edhe në organizimin e sulmit në Banjskë.
“Ajo që ka ndodhë në Banjskë ka ndodhur pa vullnetin e tij (Vuçiqit) mirëpo ka ndodhur me presionin rus me vetëdijen e tij,” shtoi Kajtazi
Për qendrën që operon nën petkun e qendrës humanitare, ndër vite janë ngritur dyshime se përdoret si qendër spinuazhi nga Kremlini. Duke filluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit deri në nivel të Rajonal. Madje ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, pati deklaruar se besojnë që Qendra e Nishit qëndron pas sulmit terrorist në Banjskë.
Edhe Komisioni Evropian Beogradit i kishte kërkuar shpjegim për këtë qendër në raportin e kaluar vjetor.
Pos në fushën e mbrojtjes Serbia dhe Rusia, kanë edhe marrëveshje për bashkëpunim në sferën e politikës së jashtme.
Për marrëveshjet korruptive që lehtësuan aktivitetin malinj rus në Serbi dhe rajon, nga SHBA në listën e sanksioneve ishte futur shefi i BIA-së serbe, Aleksandar Vulin.
Më 30 janar Vladimir Putin personalisht Vulinin e ka shpërblyer me çmin “Urdhëri i Miqësisë”. /Dukagjini