Parimet e sportit gjithnjë triumfojnë përballë barrierave të politikës. Por, kur është në pyetje politika serbe, sfidat thuajse janë të garantuara për këto parime universale të sportit. Kjo më së miri u pa në Kongresin e UEFA-s të mbajtur në Beograd.
Një ditë para mbajtjes së këtij kongresi, u duk se sporti po triumfon mbi politikën, pasi që në vendin e përgatitur për mbajtjen e kongresit në kryeqytetin serb, u pa i vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës, krahas 54 flamujve të shteteve anëtare të UEFA-s.
Kjo bëri jehonë të madhe pasi Serbia në çdo formë dhe hapësirë e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, që nga shpallja e saj në vitin 2008 dhe shfaqja e flamurit të Kosovës atje u pa si një fitore meritore e shtetit tonë.
Por, pa u bërë as 24 orë, Serbia iu kthye avazit të vjetër. Federata e Futbollit e Serbisë, si nikoqire e Kongresit, fillimisht iu kërkoi falje gjithë qytetarëve serbë, siç tha për “lëshimin” e bërë të mërkurën mbrëma. Ndërsa, përmes një deklarate publike, i siguroi qytetarët serbë se i ka hequr simbolet e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s.
“Organizimi i jashtëzakonshëm u zbeh nga një neglizhencë e organizatorëve, të cilën një pjesëmarrës në Kongres u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jo-futbollistike. Reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë informojmë publikun se nuk ka asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd”.
Kjo deklaratë serbe u lexua me dyshime në Prishtinë, pasi në pyetje është një Kongres i UEFA-s, në të cilën sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave barazia dhe mosdallimet janë të garantuara.
Por, deklarata e federatës serbe u bë e besuar, kur filluan të dalin pamje prej brenda Kongresit. Madje, media të njohura ndërkombëtare si Associated Press shkrepi fotografi në momentin që dikush nga Këshilli Organizativ i hiqte simbolet e Kosovës nga Kongresi.
Pastaj, pësoi edhe fotografia tjetër nga tavolina e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretarit, Markus Weidner, që mbeti e vetmja nga të gjitha tavolinat tjera pa flamurin shtetëror.
T7 ka dërguar pyetje edhe në UEFA dhe në Federatën e Futbollit të Kosovës, por ende nuk ka marrë përgjigje.
FFK-ja dhe Agim Ademi zakonisht njoftojnë me postime për pjesëmarrje të tyre të rëndomta në aktivitete të rëndësishme të UEFA-s dhe FIFA-s.
Por, para mbajtjes së Kongresit në Beograd nuk ka pasur njoftime apo postime në rrjetet sociale nga to.
Të tjera
Aktuale
Besimtarët kremtojnë Pashkët, Papa Françesku pritet të marrë pjesë në festimet në Vatikan
Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë
Aktuale
Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Një person ka vdekur si
Ekskluzive Lajme
Masakra e Poklekut të Vjetër, Teuta Elshani: E kemi borxh dhe mision të tregojmë se për atë arsye jemi ende gjallë (VIDEO)
Teuta Elshanin, e mbijetuara e