Presidenti i Sierra Leones, Julius Maada Bio, ka shkruar për takimin që ka pasur në Turqi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai ka thënë se ndjehet tepër mirë që ka pasur rastin ta takojë Osmanin
Ai ka thënë se janë dakorduar me Osmanin për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve përmes angazhimit në nisma të ndryshme me përfitim reciprok.
“Ne ramë dakord të forcojmë lidhjet dypalëshe midis Sierra Leones dhe Kosovës, duke u angazhuar për të bashkëpunuar në iniciativa të ndryshme që do të përfitojnë të dy kombet”, ka shkruar ai.
Sierra Leone e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 11 qershor 2008.
Serbia, në kuadër të fushatë së saj propaganduese kundër pavarësisë së Kosovës, kishte pretenduar se Sierra Leone “ka tërhequr njohjen” ndaj shtetit të Kosovës./GazetaExpress/



Të tjera
Aktuale
LDK i përgjigjet Haradinajt që tha se s’i intereson takimi me Abdixhikun
Lidhja Demokratike e Kosovës i është
Aktuale
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, bie i benzinës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
Haradinaj lëshon “bombën”: Kurti ka qenë në lidhje dashurie me një serbe
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në