“Kosovo Online” raporton se serbët e komunave në veri të Kosovës dhe në mjediset në pjesë jugore do të organizojnë tubime në të cilat do të dalin me Deklaratën e Vidovdanit.
Tubimi i serbëve në veri të Kosovës do të mbahet në sheshin “Vëllezërit Miliq” në veri të Mitrovicës në mesditë, raporton mediumi proqeveritar serb “Kosovo Online”.
E rëndë, ky është i riu që vdiq si pasojë e aksidentit në Deçan
Në të njëjtën kohë, serbët do të mblidhen gjithashtu në një tubim në Graçanicë.
Mediumi i dirigjuar nga pushteti në Beograd thotë se në të dy tubimet “do të lexohet deklarata e Vidovdanit e popullit serb dhe serbët do të dërgojnë edhe një herë ‘mesazhet e tyre të qarta’”.