Komuniteti serb në veri të vendit ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste të qetë të mërkurën (sot) në Mitrovicën Veriore.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se për këtë protestë është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
“Një grup i qytetarëve në veri ka paralajmëruar një protestë për nesër në ora 11:00, në pjesën ku i mbajnë protestat te sheshi ‘Car Lazar’. Do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve që do ta mirëmbajnë sigurinë. Protesta pritet të jetë e qetë”, ka thënë Elshani, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha të martën se pret nga KFOR-i që ta kontrollojë situatën nesër tek Ura e Ibrit, pasi sipas tij, Agim Bahtiri me urdhër të Kurtit, ka organizuar kundërtubim ndaj tubimit serb në anën tjetër të urës.
Kurti përmes platformës sociale “X”, ka akuzuar Vuçiqin për përhapjen e dezinformatave me qëllim krijimin e një atmosfere frike dhe për nxitjen e reagimit të KFOR-it në Mitrovicë.
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka përsëritur të martën se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Të tjera
Aktuale
Ambasadori Britanik në Kosovë: Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale
Edhe sot sikurse të martën Kuvendi
Aktuale
Arrestohet Dardan Molliqaj
Njësia e Reagimit të Shpejtë e
Aktuale
Policia arreston një 74-vjeçar në veri të Mitrovicës, dyshohen për ‘bixhoz dhe skema piramidale’
Policia ka zhvilluar një aksion policor