Në disa vetura, disa serbë në veri kanë vendosur letra me mbishkrime si: “Regjistrim më i lirë i targave KM”, “mund të udhëtosh normalisht”, “e gjithë bota i pranon targat KM” etj., duke tentuar që t’i bindin qytetarët të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Besim Hoti, zëdhënës në policinë e Mitrovicës. Hoti tha se këto letra janë vendosur në fshesat e veturave, si shenja, dhe policia i ka gjet këto letra dhe për rastin është njoftuar edhe prokuroria.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/07/295390321_722330492168790_49109554864425799_n-1.jpg)