Qytetarët serbë që janë mbledhur para objektit të Komunës së Leposaviqit për të penguar hyrjen e kryetarit Lulzim Hetemi, kanë filluar të gjuajnë gurë në drejtim të gazetarëve, raporton Express.
Gazetaret po qëndrojnë atje, prej ku ka dërguar pamje. Në video, ata dëgjohen edhe duke brohoritur. Hetemi ende s’ka arritur të futet ende në objektin e komunës.
Gazeta raportoi pak më herët se në Komunën e Leposaviqit është lëshuar sërish alarmi, derisa afër objektit komunal është bllokuar rruga përmes një kamioni.
Vetëm disa minuta më herët, Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, arriti të futej në objekt, nën përcjelljen e Policisë.Para tij, në zyrën e tij ka hyrë edhe Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.
Turmat e njerëzve u mblodhën para komunave veriore, pasi në qytete u dëgjuan sirenat.
Zakonisht, në katër qytetet veriore, sirenat lëshohen nga strukturat që thërrasin qytetarët për të dalë në rrugë. /Botapress.info/