Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka vlerësuar se Marrëveshja e Uashingtonit ka qenë një mundësi e madhe për Kosovën.
Ai ka bërë me dije se këtë mundësi Kosovën ia mohuan presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sapo erdhën në pushtet Albin Kurti dhe Vjosa Osmani hodhen në kosh këtë marrëveshje.
“Marrëveshja e Uashingtonit – Mundësia që Kurti dhe Osmani ia mohuan Kosovës! Më 4 shtator 2020, Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Uashingtonit – një dokument që i hapte rrugë forcimit të aleancës me SHBA-të dhe shndërrimit të Kosovës në nyje ekonomike dhe gjeopolitike të rajonit. Autostrada, hekurudha, gazsjellës, investime energjetike, marrëveshja për 5G, përfshirja në projektet e MCC-së dhe njohja nga Izraeli nuk ishin thjesht premtime, por hapa konkretë që Qeveria Hoti i nisi menjëherë. Në vetëm pak muaj, Kosova kishte plan të qartë zbatimi, marrëveshje me SHBA-në për investime, bisedime për korridore rrugore e hekurudhore, projekte për diversifikimin e energjisë dhe hapa të rëndësishëm drejt integrimit rajonal. Ishte vendosur një bazë e fortë për zhvillim dhe përparim”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Por Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sapo moren pushtetin në vitin 2021, i hodhen në kosh të gjitha. Jo pse nuk ishin të dobishme për vendin, por thjesht pse nuk mbanin firmën e tyre. Ky ishte akt i pastër hakmarrjeje politike, një vendim i diktuar nga egoja dhe inati, jo nga interesat e Kosovës. Rezultati është i qartë: Kosova humbi kohë, investime, projekte strategjike dhe mundësinë për të qenë faktor i pazëvendësueshëm në rajon. Pesë vjet më vonë, edhe ata që e quanin “tradhti” e pranojnë se Marrëveshja e Uashingtonit kishte rëndësi historike. Por është vonë. Dhe përgjegjësia për këtë humbje ka emër – Albin Kurti&Vjosa Osmani”, ka shkruar Selmanaj.



Të tjera
Lajme
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Një person është lënduar si pasojë
Aktuale
Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot
Lajme
Aksident në Hajvali, përfshihen një kombi për fëmijë dhe disa motoristë
Një aksident trafiku ka ndodhur para