Ambasadorja e re i Izraelit për Kosovë do ta ketë selinë në Jerusalem.
Kështu ka njoftuar mediumi izraelit ‘Jerusalem Post’, teksa ka njoftuar se diplomatja Tamar Ziv, do të jetë përzgjedhja e diplomacisë izraelite për Kosovën, përcjell lajmi.net.
Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020. Kusht i njohjes nga Izraeli ishte që Kosova ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem.
Formalisht dy shtetet vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021, kurse e ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës në Jerusalem është Ines Demiri.