Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në Prishtinë janë zbuluar 500 mijë euro mallra të dyshuara për kontrabandë.
Në njoftimin e Doganës, shtohet se, depoja ku është gjetur malli, s’ka qenë e regjistruar si biznes dhe se, e njëjta s’ka poseduar asnjë dokumentacion që ka dëshmuar prejardhjen e mallit, përcjell Express.
‘’Vlera e përafërt e mallit të dyshuar vlerësohet të jetë mbi 500,000.00 euro’’, ka njoftuar Dogana mes tjerash.
Njoftimi:
Zbulohen mbi 500 mijë euro mallra të dyshuara për kontrabandë
Sot, më 27 shkurt 2026, në periferi të Prishtinës, bazuar në informata të siguruara përmes rrugëve operative, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll në një depo ku dyshohej për mallra të kontrabanduara.
Kontrolli është organizuar në përputhje me autorizimet që rrjedhin nga Kodi Doganor i Republikës së Kosovës. Gjatë veprimeve në terren është konstatuar një sasi e konsiderueshme mbathjesh me marka të mbrojtura tregtare.
Depoja në fjalë nuk ishte e regjistruar si biznes dhe nuk posedonte asnjë dokumentacion që dëshmonte prejardhjen e mallit.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka udhëzuar zyrtarët doganorë për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.
Aktualisht, malli është duke u sekuestruar dhe inventarizuar. Vlera e përafërt e mallit të dyshuar vlerësohet të jetë mbi 500,000.00 euro.
Doganat e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e ekonomisë formale, konkurrencës së ndershme dhe të drejtave të pronësisë intelektuale.



Të tjera
Lajme Opinione
24 hektarë Kishës Serbe “për hatër të Rashiqit”, Hoti: Pra me vite ishte “tradhti”, kjo është retorika e mashtruesit
Deputeti i Lidhjes Demokratike e
Aktuale
“Nenad, po e bëj për shkakun tënd”: Rashiq thotë se falë tij Kurti i barti 24 hektarët Manastirit të Deçanit
Ministri për Komunitete dhe
Lajme
Eksperti kushtetues: Kërkesa e VV-së që të detyrohen 120 deputetë të rrinë në sallë i jep të drejtë veto-je Listës Serbe
Avokati dhe eksperti kushtetues, Faton