Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas hetimeve të zgjeruara lidhur me një rast të dhunës në familje dhe mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata, një pistoletë me katër karikatorë, 447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq, pas intervistimit, ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, me aktvendim të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
“Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’ dhe ‘Dhunë në familje’ “, thuhet në njoftim.



Të tjera
Aktuale
SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi 140 milionë fuçi naftë iraniane
SHBA-ka ka hequr sanksionet mbi 140
Aktuale
Mot me diell e vranësira këtë fundjavë
Këtë fundjavë pritet të ketë mot
Aktuale
Kosova në qendër të një takimi rreth dy orësh në DASH, Vulaj: SHBA duhet të marrë rol drejtues në Dialogun me Serbinë
Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane,