Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, në një bisedë për BBC, ka thënë se Rusia do ta ketë shumë të vështirë që të futet në qytetet kryesore të Ukrainës duke pasur parasysh rezistencën e forcave ukrainase dhe civilët të cilët përballen me forcat ruse me çfarëdo mjeti që kanë në dispozicion, shkruan Express.
Wallace tutje ka thënë se është pjesë e doktrinës ushtarake ruse që të tentohet rrethimi i qendrave të mëdha urbane dhe të bombardojë “pa dallim”.